10:12 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Samiti i Triestes 250 mln euro për energjinë dhe infrastrukturën, por ne nuk kemi asnjë projekt

13:11 | 12/07/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Samiti i Triestes 250 mln euro për energjinë dhe infrastrukturën, por ne nuk kemi asnjë projekt

Bashkimi Europian do të akordojë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, një fond  prej 250 milionë eurosh, nga të cilat një pjesë do të jepet në formën e grantit dhe një pjesë si kredi. Ky fond do të shkojë për financimin e projekteve madhore në infrastrukturë dhe në energjetike, mësohet nga burime brenda samitit të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet sot në Trieste të Italisë. Për projektet konkrete do të diskutohet në mbledhjen mes anëtarëve të qeverive të vendeve përkatëse.

Sipas burimeve, pjesëmarrësit në Samit e kanë vënë theksin tek bashkëpunimi rajonal dhe krijimi i zonës së përbashkët ekonomike.

Samiti do të shërbejë si një rast i rëndësishëm për të punuar së bashku në forcimin e mundësive konkrete duke nxitur bashkëpunimin rajonal me qëllim të zhvillimit të shoqërive gjithëpërfshirëse, qeverisjes së mirë dhe ekonomive vibrante, duke avancuar më tej perspektivën e integrimit të Bashkimit Europian në rajon.

Shqipëria nuk do të paraqisë asnjë projekt

Shqipëria ka shkuar duarbosh në samitin e Triestes, duke mos paraqitur asnjë projekt. Lajmi u bë i ditur pak kohë më parë për ”Monitor” nga ambasadori italian z. Alberto Cutillo. “Procedura për paraqitjen dhe dhënien e të ashtuquajturave grante të investimeve për projektet në vendet individuale të rajonit, si pjesë e platformës të Kuadrit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ndjek kriteret e paracaktuara dhe objektive dhe për këtë arsye, unë nuk mund të hyj në vlerësime individuale. Unë mund të konfirmoj vetëm shpresën, se në Samitin e ardhshëm do të përzgjidhen projekte për Shqipërinë”, ka pohuar ai.

Nisma e Ballkanit Perëndimor

Ballkani Perëndimor është një nismë ndërqeveritare e krijuar në vitin 2014 për të nxitur një integrim më të madh mes vendeve të rajonit. Aktualisht janë anëtarë të Procesit të Ballkanit gjashtë vende të BE-së (Italia, Gjermania, Franca, Austria, Kroacia, Sllovenia) dhe gjashtë vende të Ballkanit (Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria). Në fushën e ekonomisë, samiti do të ketë fokus në zgjerimin e rrjeteve ballkanike të infrastrukturës dhe lidhjen me atë europiane; energjia; rritja e SME-ve; risia dhe zhvillimi; tregu i përbashkët.

Procesi i Ballkanit Perëndimor ka dy objektiva kryesore. Objektivi i parë është që të jetë bashkëshoqërues i procesit të integrimit në Bashkimin Europian të vendeve që aspirojnë të hyjnë në BE. Ajo nuk zëvendëson mekanizmat institucionalë të BE-së, si negociatat për anëtarësim, por krijon një kuadër të posaçëm për këto vende, për t’i shoqëruar në këtë proces.

Dimensioni tjetër lidhet me zhvillimin e marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo, duke u nisur nga një fakt shumë i dukshëm, por edhe i harruar, që këto vende formojnë një rajon shumë të identifikueshëm, por që ndërkohë nuk kanë të zhvilluara marrëdhëniet ekonomike dhe në disa raste ato politike, në madhësinë që duhet të ishin.

P.sh., Serbia dhe Shqipëria, ndonëse janë vende, që nga ana ekonomike kanë shumë elemente plotësuese, kanë një shkëmbim të ulët mes tyre. Kjo i dedikohet një sërë faktorëve si historikë, politikë, por mbi të gjitha praktikë, si problemet me infrastrukturën, që vështirësojnë lidhjen, apo diferencat në legjislacionin tregtar. Të gjitha këto mund të tejkalohen, ose reduktohen edhe në sajë të procesit të Ballkanit Perëndimor./MONITOR

 

Edi Rama gjatë debatit në studion televizive në Trieste

 

 

Etiketa: edi ramasamiti i triestesshqiperia pa projekt
Pas

Peshkaqenët notojnë bashkë me nxënësit në Australi (VIDEO)

Para

Idrizi në KQZ shton AKUZAT: Numëruesit e partive ndanin mes tyre dhe votat e pavlefshme, fletëve të bardha iu vinin kryq

Para
Idrizi në KQZ shton AKUZAT: Numëruesit e partive ndanin mes tyre dhe votat e pavlefshme, fletëve të bardha iu vinin kryq

Idrizi në KQZ shton AKUZAT: Numëruesit e partive ndanin mes tyre dhe votat e pavlefshme, fletëve të bardha iu vinin kryq

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

Partia Socialiste merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të SPD, mbështetje për reformat dhe integrimin

Kurti: Serbia Mund të Nxisë Incidente gjatë Vidovdanit në Gazimestan

Iran: Funeral Shtetëror për 60 të Rënë, Mes Tyre Komandantë dhe Shkencëtarë Bërthamorë

Sulm i Natës në Odesë: Dy të Vdekur dhe Nëntë të Plagosur nga Goditja Ruse

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.