Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar ditën e sotme lidhur me zhvillimin e Samitit të rëndësishëm për Ukrainën në kryeqytet.
Ai u shpreh se i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
“Tirana kryeqyteti i bisedimeve!
Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës.
Urime dhe suksese!”