Në Samitin e Tretë të Diasporës mbajti fjalën e tij dhe kryeministri i vendit Edi Rama.
Ai theksoi se bashkimi bën që asnjë ëndërr të mos jetë e pamundur duke kujtuar këtu disa nga emrat më të mëdhenj shqiptarë që kanë bërë bujë në arenën ndërkombëtare.
“Samiti është një udhëkryq ku bashkohen të gjithë pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike përtyej të gjitha përkatësive krahinore dhe vendndodhjes së secilit, si shqiptarë që kanë diçka për të thënë, për të dhënë, për mënyrën se si duhet t’i qasemi sfidave të botës ku jetojmë që padiskutim ndikon vendet ku ne jemi dhe njëkohësish si të bashkojmë më mirë forcat për tja dalë në realizimin e ambicieve dhe objektivave të përbashkëta. Sëbashku, asnjë objektiv s’është i paarritshëm, asnjë ëndërr nuk është e pamundur nëse jemi të vendosur ta realizojmë”,” – u shpreh Rama.