Për të folur në lidhje me Samitin e Berlinit, se cilat ishin pritshmëritë dhe çfarë solli ky samit për Kosovën i ftuar në studion e Fax News ditën e sotme ka qenë analisti Agim Krasniqi.
Krasniqi e ka cilësuar këtë samit si një vazhdimësi të atij të 2014, mirëpo me diferencën e vetme sepse iniciator të këtij procesi kanë qenë Gjermania dhe Franca duke i dhënë një tjetër impuls, sikurse është shprehur ai, procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi.
I pyetur në lidhje me qëndrimet e presidentit hashim Thaçi, apo edhe deklaratat e tij “Përfundoi” për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Krasniqi shprehet se:
“Është process që merr një tjetër drejtim në kuptimin pozitiv dhe mund ta quajmë moment historik në këtë situatë kur BE i drejtohet Ballkanit me një qasje krejt ndryshe nga përfaqësuesit evropian gjatë bisedimeve zonja Mogerini dhe komisioneri Hahn. Deklaratat e presidentit Thaçi janë në atë kontekst. Ato mund t’i shohim në dy këndvështrime. Për fat jo të mirë delegacioni shqiptar nuk kanë pas të njëjtin qëndrim gjatë kohës që ishin për atje, përsa i përket përfundimit të marrëveshjes së Kosovës me Serbinë duke u pretenduar edhe madje deri tek shkëmbimi i territoreve. Ndërsa kryeministri Haradinaj ka qenë kategorikisht kundër këtij qëndrimi.”
Në lidhje me pritshmërit e delegacionit nga ky takim mes palëve, nëse iu është ofruar një llojë mbështetje palëve, Krasniqi shprehet se :
“Mesazhet mund të jepen edhe me detaje tepër të vogla. Në këtë samit mund të lexohen disa detaje që përcjellin mesazh, në këtë kontekst e shoh shumë pozitive në kuptimin e përgjithshëm të Kosovës në raport me ndërkombëtarët, që do të thotë një qëndrueshmëri konsistente të delegacionit shqiptar këto 5-6 muaj që nga vënia e taksës.”
Përsa i përket çështjes së kufijëve Krasniqi shprehet se kjo temë diskutimi është mbyllur njëherë e mirë pas samitit. Ai madje flet edhe për një tjetër aspekt siç është ajo e kthimit të territoreve që ju janë marrë mbarapa tek shqiptarët. Sipas tij, shqiptarët duhet të bëjnë përpjekje për të qëndruar në një ombrellë, mirëpo për të realizuar një gjë të tillë si ideja e bashkimit, ky është një opsion i pamundur momentalisht për shkak të përplasjeve midis sferave të fuqisë për Ballkanin.
“Tek kufijtë kemi pas shumë dilema se cilat do të ishin ato teza rreth zgjidhjes së çështjes së kufijëve. Për herë të që pas perjudhës komuniste kemi krijimin e një shteti të dytë shqiptarë dhe situata erdhe në maqedoni po shkonë drejt asaj pike saqë mund të kemi edhe atje një subjekt shtetformues brenda Maqedonisë, ku një kemi 3-4 komuna shqiptare… Marrë në këtë këndvështrim ndoshta do të gjendet forma që shqiptarëve do t’iu kthehen ato pjesë të cilat iu janë marrë, që nga Vilajeti i Nishit, Lugina e Preshevës apo Sanxhaku i Novipazarit…
Shqiptarët ndoshta duhet të bëejnë një përpjekje për të qëndruar nën një ombrellë, mirëpo ndoshta nuk është situate që tash të pretendohet për një gjë të tillë pasi që akoma ka një përplasje midis dy fuqive të mëdha që është në këtë rast ShBA me shtetet e perëndimit dhe Rusisë me shtetet e lindjes. Akoma ka një përplasje për sferat e interest në Ballkan, kështu që ndoshta kjo nuk është një situatë shumë e favorshme për ne.”
I pyetur për idenë e ndarjes së kufijëve, Krasniqi shprehet se ka qenë një plan i Berlinit për përqasjen drejt integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mirëpo treshja Rama, Thaçi dhe Vuçiç e “hodhën në erë” përmes ides për shkëmbim territoresh, duke humbur në këtë mënyrë edhe kredibilitetin si lider përball Perëndimit.
Analisti nuk heziton të shprehet se duke qenë se këta politikan nuk shihen më si figura të besueshme për aleatët Perëndimor, aktor të rinj pritet të dalin në skenën ndërkombëtare.
“Perëndimi, konkretisht Berlini si mbartës i procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, kishin si qëllim të krijonin një treg ballkanik i cili do të krijohej në tregun evropian conform frymës ekonomike politike dhe juridike, mirëpo kjo u kontestua nga 3 liderët kryesor, zoti Rama, Thaçi dhe Vuçiç në kontest të ndërrimit të kufijëve, duke sjell dështimin e asaj pike të Bashkimit Evropian. Dhe në një far forme këta lider kanë humbur kredibilitetin tek Perëndimorët duke mos u parë më si partner të mundshëm për procese të ardhshme. Ata kanë besimin se do të gjejnë partner të rinj politik sikurse kemi kryeministrin në Greqi apo Zaevin në Maqedoni që arritën një marrëveshje të mirë midis vendeve.”
Në lidhje me kritikat e BE ndaj Mogerinit për mbështetjen e dhënë ndryshimit të kufijëve, dhe nëse do të ketë përplasje në BE Në lidhje me këtë çështje Krasniqi shprehet se: “Bashkimi Evropian tashmë e kanë të qartë rrugën se nga do të ecin në proceset e ardhshme. Çështja e ndryshimit të kufijëve në këtë situatë nuk do të vijë me shprehje. Trysnia e BE ndaj Serbisë do të vijoi, duan s’duan ata do ta pranojnë shtetin e Kosovës.
Nëse Serbia nuk e pranon njohjen e Kosovës bazuar në letrën që Trump u çon dy liderëve, pasojat do të jenë të paparashikueshme për vetë shtetin Serb por edhe për vende të tjera të Ballkanit sepse faktorët ndërlidhen, qoftë ai shqiptarë, serb dhe pjesët e tjera si malazezët apo Bosnjë-Hesergovina që nuk kanë stabilitet. Nëse vijohet trysnia kam besimin se gjërat do të kristalizohen drejtë një zgjidhje në një kohë jo shumë të largët.”
Në lidhje me çështjen e taksës dhe nëse, si ka ndikuar kjo ekonomikisht dhe politikisht në Kosovë dhe a ka pasur presione për heqjen e kësaj të fundit, Krasniqi është shprehur se:
“Presioni ka ekzistuar dhe vijon të ekzistojë, presion i formave të ndryshme. Mirëpo qëndrueshmëria e qeverisë së kosovës për të ruajtur reciprocitetin mes palëve me Serbinë ka dhenë rezultate konkrete. Faktet janë se gjithë mekanizmat funksionale brenda territorit të Kosovës janë vënë në funksion të zbatimit të masës së ndërmarrë nga qeveria e Kosovës, duke përfshirë doganat, kontrollin doganor, por edhe mekanizma të tjerë. Në aspektin politik kemi krijuar një begraund mjaft të fuqishëm për procesin e ardhshëm me shtetin Serb.”
Discussion about this post