23:27 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Samiti/ Merkel e Macron: Përgjegjës për Ballkanin, por s’ka marrëveshje pasojat e të cilës i vuajnë vendet e tjera

22:18 | 29/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Samiti/ Merkel e Macron: Përgjegjës për Ballkanin, por s’ka marrëveshje pasojat e të cilës i vuajnë vendet e tjera

Gjermania dhe Franca duan të forcojnë bashkëpunimin e tyre për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndmor nëpërmjet një agjende rajonale  në sektorin e zhvillimit social, të sigurisë, të mbrojtjes dhe drejtësisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do ta forcojnë angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor. “Ndjehemi përgjegjës për perspektivën evropiane të këtyre vendeve”, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel në Berlin në një konferencë të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, në prag të takimit të nivelit të lartë mes krerëve të Gjermanisë, Francës, të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Sllovenisë dhe Kroacisë, si dhe përfaqësuesen e Komisionit të BE-së për çështje të jashtme, Federica Moghierini.

Të dy theksuan se samiti nuk kishte si synim të gjente një zgjidhje për problemet e hapura, por thjesht të fliste hapur për problemet në rajon. “Duam të arrijmë që problemet të mos jenë aq të pazgjidhshme sa ç’duken”, tha kancelarja. Ajo përmendi çështjen e doganave të Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës si një “zhvillim jo në drejtimin e duhur.

Sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës, të dy thanë se nuk donin të ofronin zgjidhje konkrete, por Merkel theksoi se zgjidhja duhet të jetë në të mirë të gjithë rajonit: “Nuk mund të ketë marrëveshje pasojat e të cilës mund t’i vuajnë vendet e tjera”, tha Merkel. Që të dy përmendën zgjidhjen e konfliktit të Maqedonisë së Veriut  si shembull pozitiv.

Macron paralajmëroi kthim të  angazhimit francez në Ballkan, si në vitet ’90, Macron  u shpreh për një agjendë rajonale, pavarësisht nga ajo e zgjerimit, dhe tha se agjenda përbëhet nga katër sektorë: Zhvillimi social, siguria, ku hyn lufta kundër trafikut ilegal të armëve, kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të parregullt, mbrojtja, ku hyn misioni evropian paqeruajtës në Bosnjë-Hercegovinë, si dhe sektori i drejtësisë dhe i forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër kriminalitetit ekonomik. Macron tha se është i bindur se “stabiliteti realizohet me një agjendë rajonale”.

Merkel dhe Macron theksuan se samiti i Berlinit nuk e zëvendëson as “Procesin e Berlinit” e as negociatat e zgjerimit të BE-së. Më parë kancelarja gjermane kishte pasur biseda bilaterale me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama./ DW

Pas

Afera e “Veliaj” tek Policia Bashkiake, ku po shkojnë pronat e qytetarëve

Para

Kush “fshihet” prapa krijimit të Bindjes?, gazetari i njohur jep detajet: BD e ka krijuar Patozi me porosinë e…

Para
Kush “fshihet” prapa krijimit të Bindjes?, gazetari i njohur jep detajet: BD e ka krijuar Patozi me porosinë e…

Kush "fshihet" prapa krijimit të Bindjes?, gazetari i njohur jep detajet: BD e ka krijuar Patozi me porosinë e...

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.