Në deklaratën përfundimtare të samitit të mbajtur në Hagë, vendet anëtare të NATO-s janë zotuar të rrisin ndjeshëm investimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Sipas dokumentit zyrtar, “aleatët zotohen të investojnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto vjetor në nevojat themelore të mbrojtjes dhe shpenzimet që lidhen me sigurinë deri në vitin 2035”.
Për NATO-n, ky është një sinjal i qartë për përforcimin e qëndrueshmërisë ushtarake në dekadën e ardhshme.