06:02 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Samiti në Rusi/ Takohen Putin, Ergogan dhe Assad, çfarë vendosën për Sirinë

20:24 | 14/02/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Samiti në Rusi/ Takohen Putin, Ergogan dhe Assad, çfarë vendosën për Sirinë

Presidenti Vladimir Putin deklaroi sot se Rusia, Turqia dhe Irani kanë rënë dakord të ndërmarrin hapa shtesë të papërcaktuar për të pastruar rajonin Idlib të Sirisë nga ajo që ai e quajti “një shtrat të terroristëve”.

Në fund  të një samiti trepalësh të mbajtur në Rusi midis presidentit rus, Vladimir Putin atij turk Erdogan dhe presidentit të Iranit Bashar Al Assad,  Putin tha se të tre vendet kishin rënë dakord të merrnin hapa shtesë të paspecifikuar, një formulë e përdorur në takimet e mëparshme, por nuk thonin se cilët ishin ato.

Dimitri Peskov, zëdhënësi i Putinit, u tha agjencive ruse të lajmeve se asnjë marrëveshje e re ushtarake kundër Idlibit nuk është arritur.

Erdogan ishte më i kujdesshëm. Ai nuk i është përgjigjur sugjerimit të Putinit për një plan të përbashkët. Në fjalën e tij të hapjes dhe pas samitit tha se Turqia do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet për të stabilizuar Idlibin.

Por ai gjithashtu përsëriti një paralajmërim që ka bërë shpesh për nevojën që të mos shkaktohet një katastrofë humanitare atje.

Moska është e gatshme të ndihmojë Assadin të rimarrë territorin nga rebelët dhe militantët, duke përfshirë përfundimisht provincën veri-perëndimore Idlib.

Por nga ana tjetër, plani i Turqisë për të krijuar një zonë të sigurtë ka nxitur gjithashtu tensione me Moskën. Ajo kërkon që zona pranë kufirit turk të pastrohet nga milicia kurde e YPG-së e mbështetur nga SHBA.

Pas takimit të së enjtes, Erdogan tha se Rusia, Turqia dhe Irani ishin “në prag” të ndërmarrjes së disa hapave në lindje të lumit Eufrat, diçka që do të thotë se ende nuk ka një marrëveshje zyrtare midis tre liderëve.

Liderët e Rusisë, Iranit dhe Turqisë u takuan sot në pikën turistike ruse të Soçit, në brigjet e Detit të Zi, për të biseduar mbi Sirinë, ndërkohë që konflikti i gjatë në atë vend po i afrohet fundit.

Kujtojmë të tre vendet kanë marrëdhënie rivaliteti me Shtetet e Bashkuara dhe e kanë mirëpritur planin e presidentit të SHBA Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Por me tërheqjen e trupave amerikane ekzistojnë pikëpyetje të mëdha se ç’do të ndodhë Siri.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: assaderdoganPutinsamitiSiria
Pas

Neymar beson se PSG do fitoj Champions League: “Tifozët janë si lojtari i 12-të”

Para

Një ditë para prezantimit të këngës së re, Bebe Rexha irriton fansat: E përdalë… (FOTO)

Para
Një ditë para prezantimit të këngës së re, Bebe Rexha irriton fansat: E përdalë… (FOTO)

Një ditë para prezantimit të këngës së re, Bebe Rexha irriton fansat: E përdalë... (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.