Në emisionin “ngA Kalaja”, eksperti i sigurisë, zoti Endrit Reka, foli për samitin e sotëm të mbajtur në Tiranë, si dhe pritshmëritë e tij ndaj kryeministrit Rama.
“Ky ishte një spektakël i radhës që nuk ka rëndësi fare.
Konfliktin që ka Ukraina nuk e zgjidh dot as Samiti i Mynihut e jo më ne. Shpresa se këtu do prodhohej diçka, ishte e shuar. Do prisja që kryeministri të sjellë garanci për sigurinë e shqiptarëve në vend dhe atye në Kosovë. Nëse Rama do kujdesej për ne, ai do duhej të mbronte dhe Kosovën duke ngritur padi për agresionin në Kosovë. Sikur ky të kujdesej sa gjysma e aktivitetit të sotëm. Pritshmëria jonë bie në kurthin e premisave tona. Ne presim që ai të mbrojë interesat tona, por jo.”