Gjatë emisionit OPEN mbrëmjen e sotme u paraqiten pamje nga ambientet e brendshme të spitalit COVID3, ku shiheshin pacientët të cilët merrnin oksigjen dhe mjekimin e duhur në lidhje me kurimin e koronavirusit.
Krahas zhurmës së vazhdueshme të bombulave të oksigjenit që dëgjohej në sfond, ajo që u vu re ishte mbyllja me çelës e dritareve të spialit. Vetëvrasjet e fundit që kanë ndodhur në spitalet COVID, duke u hedhur nga ballkoni, duket se e kanë detyruar stafn mjekësor që të mbyllin me kyç dritaret.