Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka inspektuar mbrëmjen e djeshme disa lokale në Tiranë, dhe ku ka paralajmëruar masa shtesë, sa i takon frekuentimit të tyre. Lleshaj ka thënë se qytetarët duhet tiu besojnë më shumë autoriteteve dhe jo njerëzve të papërgjegjshëm që thonë se Covidi nuk ekziston.
Çfarë shkruan Lleshaj: Tiranë, së bashku me drejtues të PSH inspektim për masat anti-Covid. Efektet e pandemisë vazhdojnë të jenë ende të larta. Masa të reja shtesë kufizuese në drejtim të frekuentimit të lokaleve. Kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve, por edhe angazhimi i fortë i institucioneve.
Qytetarët të dëgjojnë autoritetet, jo një kategori njerëzish të papërgjegjshëm. Në të gjithë botën po kufizohen në emër të nevojës për të mbrojtur jetën njerëzore. Sfida është të parandalojmë valën e të ndërtojmë diga, të mos mbingarkojmë tej mundësive spitalet. Shumë serioze thirrja dhe shumë e sinqertë kërkesa për bashkëpunim për qytetarët.