Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili shoqërohej nga drejtori i përgjithshm i Policisë së shtetit Ardi Veliaj zhvilloi nje takim blic në qytetin e Elbasanit.
Takimi u përqëndrua në prefekturë ku asistuan prefekti i Qarkut Gledian Llatja, drejtori i sapo emëruar i qarkut Elbasan Arjan Muca në prezencë të kryeprokurores së rrethit Enkeleda Millanai si dhe zyrtar te tatimeve.
Takimi në Elbasan i cili zgjati më shumë se 90 minuta u zhvillua pa praninë e medias . Në përfundim të tij as Lleshaj dhe as Veliu nuk pranuan të prononcohen për median. Por burime për Fax News bëjnë me dije se takimi u fokusua mbi kërkesat e dy zyrtarëve të lartë të luftohen bandat në qytetin e Elbasanit dhe të mos i lihet terren krimit të organizuar.
Po ashtu është kërkuar të bëhet më shumë për zbulimin e ngjarjeve të rënda në Elbasan të cilat rezultojnë pa autor. Direktivat kanë qënë edhe për drejtorin Mucaj i cili mori detyrën vetëm një ditë më parë në qarkun e Elbasanit, të cilit i besohet një qark jo i lehtë. Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së sotme ne Elbasan u arrestuan 9 persona pjesë e një operacioni anti-droge, mes tyre 2 femra ku u mësohet se janë sekuestruar 550 gr e dyshuar kokainë.