15:41 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sandër Lleshaj ndryshime të forta, ndalohen ‘postoblloqet’ policore

09:46 | 14/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koret raciste në Bularat, Lleshi: E patolerueshme, 52 grekë janë shpallur ‘non grata’

Ministri i Brendshëm Lleshaj, kërkesa të forta për ndryshim radikal të kontrollit të qarkullimit rrugor Përmes një shkrese drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkon ndalimin e praktikës së ashtuquajtur ‘postoblloqe policore’ në akset e vendit, si dhe heqjen e praktikës së dublimit të semaforëve me punonjës policie, në kryqëzimet e rrugëve urbane. Duke e konsideruar qarkullimin rrugor si një ndër sfidat e rëndësishme të punës së Policisë, përmes shkresës, evidentohen probleme që lidhen me gjendjen e rrugëve, me kulturën e përgjithshme të përdoruesve të saj, me kualifikimin dhe pajisjen e punonjësve të Policisë.

Ministri kërkon ndërhyrje për ndryshimin e menjëhershëm të situatës, e këtu thekson se prania e Policisë në numër të tepruar dhe statike, nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Prania e postblloqeve policore u jep rrugëve një pamje jo normale, të ndryshme nga ato të vendeve europiane dhe krijon përshtypjen e gabuar të një policie shumë të madhe, teksa raportet e numrit të policëve për frymë në vendin tonë janë më të ultat në rajon. “Me qëllim që të përmirësohet më tej niveli i sigurisë në qarkullimin rrugor, kërkoj që të merren masa të shpejta dhe të plota për të zbatuar gjithnjë e më shumë patrullimin në vend të postblloqeve në akset rrugore të vendit”, nënvizion ministri Lleshaj.

Kjo do të realizohet përmes organizmit të një sistemi të mirëfilltë patrullimi të kombinuar me mjete policie të shenjuara, punonjës policie në uniformë e mjete civile, e punonjës pa uniformë. Masa e dytë, ku kërkohet ndryshimi i shpejtë i situatës është shmangia në maksimum e punonjësve të Policisë Rrugore, që dublojnë semaforët. Kjo praktikë ndikon në edukim të gabuar të përdoruesve të rrugës, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor. Ndër masat e tjera që do të nisin zbatimin shpejt, është projekti për dërgimin e gjobave nëpërmjet Postës, në adresë të shoferëve shkelës. Reduktimi i policisë në akset rrugore të vendit do të shfrytëzohet si mundësi që punonjësit të përfshihen në programe trajnimi, që nga ato profesionale e deri tek modulet e trajnimit fizik, të gjuhës së huaj etj. Policia e Shtetit do të aplikojë një plan ambicioz në fushën e qarkullimit rrugor, i cili nis me përdorimin e tabletave dhe vijon më tej me futjen e teknologjisë bashkëkohore (tableta, sensorë, drone) që do të ndihmojnë në mirë-menaxhimin e qarkullimit rrugor.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: sANDER lLESHAJ
Pas

JO negociatave! Ju nuk jeni Lulzim Basha

Para

E fundit/ Shpërthen bombola e gazit, digjet banesa në Shkodër

Para
Zjarr në banesën e familjes shqiptare në Itali, rëndë nëna dhe dy fëmijët

E fundit/ Shpërthen bombola e gazit, digjet banesa në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasani humbet legjendën e futbollit, ndërron jetë Xhevahir Taushani

Gushti sjell më shumë turistë! Mbi 2 mijë pasagjerë mbërritën dje me tragete nga Brindizi

Elbasan/Dy vëllezër sulmojnë 60-vjeçarin, njëri në pranga, tjetri në kërkim

Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Problemi i Shqipërisë, ata që përdorin lirinë për…

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë! Panik mes banorëve, dëme të shumta materiale

I dërguari i Trump, Steve Witkoff, viziton Moskën këtë javë

Meta përballet me akuzat në SPAK, avokati i kreut të PL: S’ka prova për korrupsion, do të shkojmë me gjykim normal

Monument kombëtar lundrues në Francë/ Mbërrin në Durrës anija 81-vjeçare “Bel Espoir”

Bulqizë/U kap dhe u ndalua për veprën penale “Ngacmimi seksual”

Tensione në metronë e Romës! Burri italian sulmon turistët, ata i përgjigjen me muzikë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.