14:18 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sandër Lleshaj: Policia bëri detyrën ndaj atyre që kanë vrarë protestues. Organizatorët nxitën dhunën

12:41 | 14/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sandër Lleshaj: Policia bëri detyrën ndaj atyre që kanë vrarë protestues. Organizatorët nxitën dhunën

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka lëshuar deklarata të forta gjatë prononcimit të tij para mediave pas protestës së opozitës.

Lleshaj tha se organizatorët jo vetëm që nuk kishin marrë masa për mbarëvajtjen e tubimeve, por sipas tij ata nxitën dhunën ndaj institucioneve dhe policisë duke frymëzuar turmat me thirrje për revolucion dhe për dhunë.

Ministri shkoi më tej në deklaratën e tij ku tha se policia bëri detyrën ndaj atyre që kanë vrarë protestues.

“Protesta ishte e dhunshme dhe paligjshme. Ishte një devijim i rëndë nga ligji, pati shumë më pak pjesëmarrës, gjë që përbën një lajm pozitiv se tregon që shqiptarët po kuptojnë se pas kujt nuk duhet të rendin dhe pas kujt duhet të shkojnë.

Por pati shumë më tepër dhunë se më parë dhe kjo tregon dëshpërimin e organizatorëve. Pati më tepër maska, dhe ndaj solli më tepër dhunë. U zhvendos në mënyrë tinëzare nga kryeministria, drejt parlamentit që ishte i boshatisur, duke krijuar pasoja të rënda, duke përfshirë qytetarë të palidhur me protestën, duke sjellë dëme për biznese dhe mjete.

Nga ana e organizatatorëve si çdo herë nuk kishin marrë asnjë masë për të realizuar këtë protestë brenda normave ligjore. Përkundrazi, ishin marrë masa për të përdorur dhunë dhe sulme kundër institucioneve dhe kundër efektivëve. Gjithashtu u lëshuan thirrje të vazhdueshme për revolucion dhe dhunë ndaj institucioneve. U përdorën lëndë djegëse ndaj forcave të policisë. Policia e Shtetit veproi profesionalisht ndaj atyre që kanë vrarë protestues”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: protesta e opozitessANDER lLESHAJ
Pas

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo: STOP investimeve ruse dhe kineze në Amerikë

Para

Klaudia i la të gjithë pa fjalë me klipin sexy, pas kësaj reagon Albi Nako (Foto+Video)

Para
Klaudia i la të gjithë pa fjalë me klipin sexy, pas kësaj reagon Albi Nako (Foto+Video)

Klaudia i la të gjithë pa fjalë me klipin sexy, pas kësaj reagon Albi Nako (Foto+Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Andia Ulliri humb edhe në KAS betejën për të marrë mandatin e deputetes, mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së

KAS i heq mandatin vajzës së tezes së Adriatik Lapajt, ja kush shkon në Parlament

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen ‘Benzi’ dhe motoçikleta

Me pretendimin se do i paguante detyrimet tatimore, 33-vjeçari i zhvat 10 mijë euro tregtarit

Panik në aeroportin e Antalias, avioni bën ulje emergjente dhe evakuohet pasi filloi t’i dilte tym nga rrotat

Japoni, një grua vdes teksa përpiqej të largohej nga zona e goditur nga cunami

Delvinë/Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 autorët e dyshuar

“Ukraina do jetë Vietnami i Trumpit”, strategjia e re e Putinit: Lufta vazhdon duke sfiduar SHBA-në

Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse nga laptopi: Patronazhistët i kanë shtrirë tentakulat edhe në diasporë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.