Sanitarja e diagnostikuar me kancer zbulon që është 10 vjet e pasiguruar. Emisioni investigativ ”BOOM” në RTV Ora News ka sjellë në vëmendje rastin e një sanitareje tw quajtur Lindita Hamollari, qwprej 12 vitesh punon në Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional në Fier.
Nëna e dy fëmijëve pas shumë vitesh ka kuptuar se nga 12 vite punë i janë siguruar vetëm 18 muaj, ndërsa 10 vite e 6 muaj të tjerë nuk ka qenë e përfshirë në skemën e sigurimeve. Ajo vuan nga një sëmundje tumorale dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas drejtorit të këtij institucioni dhe shefes së financave sanitarja nuk është në organikën e institucionit.
Lindita Hamollari punon 4 orë në ditë, ndërsa i bën apel ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë që të regjistrohet me orar të plotë punë dhe të përfshihen në siguracione.
Gazetarja: Lindita prej sa kohësh punoni këtu?
Sanitarja: Kam 12 vjet që punoj si sanitare në këtë institucion dhe që nga 6 muaj nga 2008, komplet 2009 dhe dy muaj nga 2010 kemi qenë me sigurime me sistem 4 orë pastaj që nga ky vit u shkëputën marrëdhëniet me sigurimet shoqërore dhe jemi me këtë gjendje. Që kur ka ardhur ky drejtori i ri kam kërkuar 8 orë të plot. Vazhdo fol me shefen dhe i kam thënë shefes që më tha drejtori t’ia kujtoja herë pas here për problemin e punës time me sigurime dhe 8 orë të plota dhe ajo më ka thënë nuk ka pse t’ia kujtoj unë. Pas një jave shkoj përsëri dhe i them Athinasë cfarë diskutove me drejtorin për punën time. Asgjë tha, drejtori nuk rri në zyrë, shko zgjidhe me vëllezërit. Kontratën unë e kam firmosur në 31 janar, kontratë 1 vjecare. Ndërkohë vij në 20 shkurt me vëllain dhe i them zonjës që të mi japë pak dokumentat që të di të kërkoj vendin tim të punës sepse jam në gjendje shumë të keqe familjare. Ajo më thotë që ti kërkon të më heqësh mua nga puna dhe unë po bëj direkt me shërbim prokurimi. Shkoj tek Inspektoriati i Shtetit bëj kërkesën me shkrim datë 15 mars, që nga ajo kohë shefja më është vënë kundërvënë.
Gazetarja: Të dyja punonjëset jeni të pasiguruara?
Sanitarja: Të dyja
Gazetarja: Sa është rroga juaj?
Sanitarja: 90 mijë lekë të vjetra në muaj.
Drejtori në Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional në Fier.
Drejtori: Problemi është që kjo ka qenë një praktikë e ndjekur nga përpara.Unë po bëj nja 4 muaj që kam ardhur këtu,edhe unë e kam konstatuar si problem. Janë me vendim të Bordit të Drejtorisë Rajonale të Formimit, por nuk kam marrë ndonjë përgjigje ….
Gazetarja: Nga Ministria e Mirëqenies?
Drejtori: Pozitive që ti fusim në organikë, dhe kam vendosur që unë ta blej si shërbim këtë,ta tenderoj dhe ta vendos mbi bazën ligjore.
Gazetarja: Eshtë fenomeni,një person të punoje 10 vjet i pasiguruar nuk është korrekte.
Drejtori: Kjo ka qenë një marrëveshje e përbashkët midis dy njerëzve, kam pyetur është me vendim të Bordit, i mbahet tatim në burim me mendimin që ai mund të sigurohet dhe privatisht.
Gazetarja: Tatimet i mbajnë 15 % te pagës?
Drejtori: Tatim në burim.Tatim burimi sipas ligjeve të Shtetit Shqiptar, kështu që le të sigurohej privatisht për kaq kohe sa…
Gazetarja: Po çtë sigurohet privatisht me 100 mijë lek rrogë?15 mijë lekë i mbaheshin,85 mijë në dorë.
Shefja e Financës: Tani ajo këtë e ka pranuar vetë.
Gazetarja: Ministria e ka dhënë OK që ju në staf të keni një sanitar?
Drejtori: Jo, po ta kisha ashtu unë isha në rregull. Ia bëra kërkesën për mirëmbajtjen e ambientit.Nuk më kanë ofruar,se kam në organikë.
Gazetarja: Unë e kuptoj shumë qartë si është situate,por do të flas edhe te Ministria e Mirëqenies Sociale që gjithë kjo shkollë të mos ketë në organikë një pastrues?
Shefja e Financës: Nuk jemi të vetmit ne.
Drejtori: Mos e kalojmë në nivele te dobëta bisedën.
Inspektoriati Punës
Inspektori: Di një procedurë ankesë që ka bërë Lindita. Ne jemi në procedim e sipër. Inspektorët të dy zotërinjtë janë aty dhe po e ndjekin me korrektësi.
Gazetarja: Kur mund të marrë një zgjidhje kjo gjë, ose mund të ketë një përgjigje zonja?
Inspektori: Pak a shumë bëhet fjalë për një muaj. Kjo është procedure që do të marrë kohen e saj.
Gazetarja: Afërsisht sa mund të dojë?
Sanitarja: Po ka një muaj që është bëre si ka mundësi sa zgjat?
Inspektori: Në momentin që jemi duke shqyrtuar dokumentacionin nuk mund ta themi që a e kanë bërë drejt ata apo jo, është specifika.
Inspektoria 2: Ka rëndësi mënyra si është lidhur, këtë do të diskutojmë ne.Se ne jemi Inspektoriat Pune që në bazë të kontratës së punës ka të drejtat.
Inspektori: Ne dalim në një vendim bazuar në ligjin tonë, se çfarë bën institucioni tjetër nuk është pjesa jonë.
Gazetarja: Mos të paguash siguracion nuk ndodh….
Inspektori: Do shikojmë të gjitha dokumentat që kanë sjellë dhe do dalim në një konkluzion.
Gazetarja: Kur mund të marrë përgjigje zonja?
Inspektori: Maksimumi javen tjetër, ose në fund të muajit mendoj se do ta kemi.
Gazetarja: Pastaj me këtë përgjigje ku do të shkojë zonja?
Inspektori: Mund të shkojë në gjykatë.
Inspektoria 2: Problemi është si e kanë emëruar ato lart.E kanë në organikë se kanë në organikë?
Gazetarja: Se kanë në organikë.
Inspektoria 2: Po e dime shumë mire që se kanë ,dhe llogjike është ajo që thoni ju,vetë e kemi konsumuar si inspektor.Eshtë e padrejtë!
Do jetë një zgjidhje po më shumë nga lart se sa nga poshtë
Gazetarja: Nga lart kujt i referohet?
Inspektoria 2: Ministrisë.
Gazetarja: Ministrisë së Mirëqenies?
Inspektoria 2: Po.