Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian propozoi vendosjen e sanksioneve ndaj forcave të armatosura të Rusisë, tri bankave dhe dhjetëra zyrtarëve.“Rusia vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë. Ajo qëllimshëm po sulmon civilët dhe infrastrukturën civile”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Por, ne qëndrojmë me Ukrainën dhe Rusia do të paguajë për mizoritë e saj”, shtoi ajo.Bashkimi Evropian deri më tani ka miratuar tetë pako të sanksioneve ndaj Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt. Sanksionet evropiane kanë shënjestruar edhe eksportet e naftës, që janë kyçe për Rusinë.
Cili është efekti i çmimit tavan ndaj naftës ruse? Ambasadorët e BE-së do të diskutojnë për sanksionet e propozuara. Që ato të hyjnë në fuqi, duhet miratimi i të 27 shteteve të bllokut.Von der Leyen tha se tani BE-ja po synon të sanksionojë “pothuajse 200 persona dhe entitete” dhe t’ua ndalojë atyre pajisjen me viza. Po ashtu, planifikohet ngrirja e aseteve të personave të sanksionuar, përfshirë edhe të zyrtarëve ushtarakë, ministrave dhe kompanive të mbrojtjes.Në pakon e re, Komisioni ka propozuar sanksionimin të tri bankave, përfshirë Bankën ruse për Zhvillim Rajonal./REL
Discussion about this post