Ishulli grek Santorini vazhdon të mos gjejë “qetësi” nga tërmetet të cilat vazhdojnë për ditë me rradhë.
Një tërmet me magnitudë 5.1 Rihter ka ndodhur në brigjet e saj , pak para orës 10 të mëngjesit sipas Institutit Gjeodinamik.
Tërmeti është ndjerë veçanërisht edhe në Atikë. Më herët në të njëjtën zonë është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter.