Të mësuara ti shohim përherë pas ekranit, folëse e lajmeve janë përherë mjaft enigmatike për jetën e tyre private. Kjo ka ndodhur edhe me Viol Xhafaj, spikere në ‘’Abc” e cila ishte dje e ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin.
Në të paktat intervista ku Viol ka folur për veten, ajo ka zbuluar më shumë edhe për statusin aktual.
Për momentin, ajo tha se nuk është e dashuruar, por shtoi se sapo ka lënë pas një lidhje të rëndësishme dhe tashmë është në një moment pauze. “Për momentin nuk jam e dashuruar. Unë sapo kam lënë pas një gjë shumë të rëndësishme dhe ky është një moment pauze dhe për momentin nuk më shkon ndër mend”,- tha Xhafaj.
Po ashtu ajo ka treguar se e ëma e saj institon përherë që ajo të ketë një marrëdhënietë qëndrueshme.
(E.K/SHUPLAKA)