Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Melbourne të Australisë, ku një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj pranë tre fëmijëve të vegjël.
Dyshohet se vuante nga depresioni, sepse vdekja u raportua pak kohë pasi kishte dhënë dorëheqjen nga puna si fizioterapiste. Mjekët e gjetën trupin e Katie Perinovic, 43 vjeçe dhe tre fëmijëve të saj, Claire, 7 vjeçe, Anna, 5 vjeçe dhe Mattheë, 3 vjeç pranë njëri-tjetrit. Sipas mediave të huaja, dyshohet se ajo ka vrarë fëmijët e më pas i ka dhënë fund edhe jetës së saj.
Babai i fëmijëve, Tomislav Perinovic është shfaqur i tronditur teksa ka dhënë dëshminë e tij në polici duke treguar çfarë ndodhi. Ai është ende në komisariat, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur arsyen e vdekjes së 43-vjeçares.
Rreth tre muaj më parë, ajo dha dorëheqjen nga puna e saj, raportoi The Herald Sun. Besohet se depresioni mund të ketë ndikuar në vdekjen e saj, por mbetet ende mister se çfarë i ka ndodhur konkretisht.