Një aksident ka ndodhur në Bërdicë të Shkodrës, ku një mjet ka përplasur një 11-vjeçar.
Bëhet e ditur se 11-vjeçari me iniciale E. R, sapo ka zbritur nga autobuzi është përplasur nga një makinë.
Sipas informacioneve, fëmija është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.