Nëse mund të rendisim dy nga motrat më të famshme në vend, ato janë padyshim Sara dhe Lori Hoxha.
Përherë të komentuara deri në detaje, duket se këtë herë motrat janë kapur ‘mat’. Ato kanë veshur në kohë të ndryshme të njëjtin fustan.
Të jetë i Lorit apo i Sarës? Motra e madhe e ka veshur pak kohë më parë dhe tani e veshi Sara. Më së shumti ngjan si pranveror, po mëngët e gjata e bëjnë të përshtatshëm edhe për vjeshtën që sapo ka trokitur.
Duhet thënë se e kemi të vështirë që të zgjedhim se kujt i rri më mirë prej të dyjave. Lori nxjerr në pah format e saj, ndërsa Sara sigurisht që ia merr me gjatësinë. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post