Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të dytë të një djali. Lajmin e ka dhënë vetë mami Sara, ndërsa ka postuar dhe një foto me prurjen më të re në familje, që e kanë pagëzuar me emrin Roman.
Duket se djali i dytë i saj ka ardhur në jetë para kohe dhe ka një peshë prej 2.9 kilogramësh.
“Çmendurisht e dashuruar me Romanin tonë, i lindur dje në 11 tetor 2019. Më herët sesa pritej por megjithatë 2.9 kg, gëzim i pastër”, shkruan Sara në foton ku shfaqet ajo dhe dy djemtë e saj.
Sara dhe Ledioni janë shprehur se dëshirojnë një familje të madhe, ndërsa të dy djemve u kanë vendosur emra kryeqytetesh, një fakt ky aspak i zakonshëm për shqiptarët.