Sara Hoxha, trashëgimtarja e “Top Channel” është një nga personazhet publik më të diskutuar në media. Sara është përfolur shumë nga mediat si tashgimtare e “Top Channel”si dhe për marrëdhënien shumëvjeçare me Ledion Liçon. Së fundmi vëmendja e mediave është fokusuar tek djali i tyre London.
Që prej ardhjes në jetë të djalit të tyre duket se çifti janë prindër të kujdesshëm. Sara ka treguar që është nje mami tejet e devotshme dhe që nuk ngurron asnjëherë te ‘gërrmojë’ nëpër libra, informacione që do t’i shërbejnë në rritjen e London. Këtë herë ajo duket së ka gjetur nje metodë shumë të veçantë që ndikon në zhvillimin e inteligjences së fëmijeve dhe e ka ndarë me të gjithë fanasat përmes një statusi në instagram.
Disa paleta me ngjyra, dhe vizatimi nëpërmjet gishtave është një mënyrë shumë e mirë për te zhvilluar aftësitë psikomotore të fëmijëve, thonë psikologët dhe duket se ky informacion nuk i ka shpëtuar mami Sarës. Provojeni dhe ju, pasi kjo metodë ndihmon me të vërtetë – shprehet Sara.
(M.C/FAXWEB.AL)