Disa ditë më parë u raportua se një 17-vjeçare ishte ábuzuar sèksualisht nga nja 72-vjeçar në Sarandë.
17-vjeçarja që jetonte pranë banesës së të moshuarit është përballur prej shumë kohësh me këtë ábuzim, por vetëm pak ditë më parë ka vendosur që ta denoncojë të moshuarin.
Ndërsa sot pritet të jepet masa e sigurisë për 72-vjeçarin Bajram Tusha. I moshuari është shfaqur ágresiv teksa ka dalë nga automjeti i policisë. Ai dëgjohet kur shan me fjalor të pistë gazetarët që ndodheshin aty pranë.
“Ik tutje k..vë e mu…t”, dëgjohet të shprehet ai në video, ndërsa bën dhe rezistencë teksa futet në makinën e policisë, të cilët i ulin me forcë kokën.
Kujtojmë se adoleshentja vendosi ta denoncojë të moshuarin, pasi u shty nga i dashuri i saj. Ditën e djeshme ajo ka marrë urdhër mbrojtje nga policia, ndërsa në ngjarje dyshohet se janë të përfshirë dhe persona të tjerë.
Discussion about this post