Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në lagjen nr.2 të qytetit të Sarandës. Një person, nën kërcënimin e thikës, ka arritur të grabisë nga shitësja e një dyqani konfeksionesh, një sasi prej 60.000 lekë të reja.
Veprimet e agresorit nuk kanë mbetur me kaq, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të resë 26-vjecare dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë edhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Ai është Jorgo Kumaraku alise Leonard Kumaraku, 48 vjec, nga fshati Livadhja i Bashkisë Finiq, përdorues i lëndëve narkotike.
Ky i fundit u arrestua por u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, duke bërë që ky i fundit të dënohej me 6 muaj burg. Në shtator 2013 me një pistoletë lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” ne Sarandë.
Një dite pas ngjarjes së Sarandës, dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër.
Në vitin 2022 u dënua me 1 vit e 4 muaj burg per “kanosje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve te ftohta”, pasi kanosi pranë një bankomati banke punonjësen e një zyre private në Sarandë. Në korrik 2023 u arrestua për vjedhje në një hotel në fshatin Livadhja të Bashkisë Finiq.
Kumaraku është përdorues narkotikësh dhe i dënuar në Greqi për “trafik narkotikësh”.