Një punonjës i policisë së Sarandës ka humbur jetën ditën e sotme.
Sipas burimeve jo zyrtare mësohet se Zenel Zeneli, 50 vjeç, oficer i policisë me shërbim në sallën operative në Komisariatin e Policisë në Sarandë ka humbur jetën në hyrjen e jashtëme në pallatin e tij në rrugën e pestë.
Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa nuk dihet ende shkaku.
Mjeku ligjor do të përcaktojë shkakun e vdekjes, ndërkohë dyshohet për atak kardiak. I ndjeri nuk kishte shenja dhune.