Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës ku raportohet se janë përplasur me njëra tjetrën 2 makina.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 5 persona ndërkohë që njëra nga makinat e përfshira në aksident ka dalë nga rruga duke përfunduar brenda një biznesi nga lartësi prej disa metrash.
Mësohet se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.
Si pasojë e përplasjese përplasjes së fortë të dy makinave që sipas raportimeve bëhet fjalë për një “Benz” dhe një “Land Rover”, ky i fundit ka përfunduar në një biznes privat.
Ende nuk janë bërë të ditur emrat e personave të ndodhur brenda dy makinave dhe që mbetën të plagosur si dhe shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Informacion paraprak
Rreth orës 15:55, në aksin rrugorë Sarandë – Gjashtë, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur automjetet Mercedes Benz dhe Land Rover.
Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar 5 shtetas të cilët ndodhen në Spitalin e Sarandës duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)