Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është plagour me armë zjarri, me një plumb rikoshetë, shtetasi me inicale A.R, 31 vjeç, banues në Konispol.
Nga të dhënat paraprake bëhët me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagje të Konispolit, ku shtetasi po pinte kafe.
Nga burimet e FaxNews mësohet se shtetasi është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMW i cili dyshohet se mund të jetë i autorit.
Për arsye hetimore nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. (E.V/Faxweb.al)