Policia e Sarandës ka ndaluar 9 shtetas, aktivistë të të ashtuquajturës “Republika e Çamërisë”. 9 personat do procedohen penalisht në gjendje të lire për veprat penale “krijim i partive dhe shoqatave antikushtetuese” dhe “shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese”.
Ndër 9 shtetasit është arrestuar dhe kosovari Ilir Berisha. Ai rezulton person i shpallur në kërkim për veprën penale “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Disa prej të ndaluarve janë kapur në një automjet, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre janë ndaluar pa vajtur në fshatin Verve të Sarandës, në kufi me Greqinë, ku do te zhvillonin një manifestim.
Ilir Berisha është ndaluar tek vendi i quajtur “Axhensia” në Sarandë ku ndodhej në një zyre të kësaj organizate. Policia ka zbuluar se tek kjo zyre vidhej energjia elektrike dhe për këtë është proceduar penalisht për veprën penale vjedhje të energjise elektrike nje prej 9 shtetasve.