10:50 | 26/07/2025

Sarandë/ Shpërthim me eksploziv pranë banesës së një personi në kërkim

Një tjetër ngjarje kriminale në qytetin e Sarandës në pak ditë. Kësaj herë ka një shpërthim me eksploziv në lagjen numër 3 të këtij qyteti.

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së një personi në kërkim me iniciale K. J. Dyshohet se është hedhur në erë një automjet. Ka dëme të konsiderueshme në banesat afër vendit ku shpërthue lënda plasëse.

Ndërkohë janë parë shumë forca policie janë në vendngjarje. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit të Sarandës.

Para
 



Të Fundit