Temperaturat janë nën zero pothuajse në të gjithë vendin por një qytetar nga Saranda me ermin Çimi nuk do t’ia dijë për këtë gjë. Sarandjoti njihet si një person shumë aktiv,edhe pse në një moshë të madhe.
Temperaturat e ulëta nuk e detyrojnë që Çimi të rrijë ngrohtë brenda në shtëpi, por ai e shfrytëzon këtë kohë në mënyrën më të “çmendur”. Siç duket edhe në videon e publikuar e Jeta Osh Qejf, sarandjoti ka dhuruar spektakël për banorët e Sarandës. “Jeta osh qef”, thërret ai para se të hidhet për të notuar në det në këto temperatura të ulëta. Një shembull mjaft i mirë ky për rininë shqiptare, sikur të gjithë të ngjasonim paksa me Çimin. (J.V/Shuplaka)