16:15 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Sarkazma dhe ironia i adresohen popullit”, komentuesit i sulen Ramës për ironinë e tepruar (REPLIKAT)

07:21 | 11/05/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Komentuesi: Asnjë nga ju s’e do vettingun, mos na bëni për budallenj. Rama: Shkollohu…

Kryeministri Edi Rama jo pak herë ka zgjedhur të ironizojë me çadrën e opozitës, sidomos në rrjetet sociale. Herë me foto dhe herë të tjera me komentet e tij çadra apo qadra, ai ka ngjallur reagime dhe te ndjekësit.

Padyshim që posti i kryeministrit është politik por pas zgjedhjes secili që merr atë detyre do t’i duhet të drejtojë të gjithë vendin, pa dallime se kë parti kanë votuar.

Edhe dje Rama nuk mungoi të postonte një meme sesi dukej çadra nga ata që ishin brenda dhe jashtë saj. Po ndër të tjera kanë pikasur disa komente që i kërkonin llogari në një farë mnënyre kryeministrrit për ironinë e përdorur.

Komentuesi:  Në një kohë që vendi është në ” zi politike” sarkazma dhe ironia normalisht i adresohen popullit. Një demokraci pa opozitë, është komunizëm totalitar. Shteti jonë dhe ecuria e tij, nuk do gjejë qetësi nëse shqiptarët nuk përfaqësohen nga forcat politike që ata dëshirojnë.

Rama: Ti Ilir ki merak per veten se te paska mbuluar cadra syte e nuk po di cfare po flet✌️

Komentuesi: Unë jam nga Kosova keshtu qe nuk kam te bej me partit e juaja. Por une i dua te gjithe ata qe punojn per vendin e tyre. Por you Kryeminister, jeni kryeminister i ter vendit dhe nuk duhet ofenduar as nje pjes te qutetarve, po edhe ata qe jan ne qadra. Ata mund dhe mendoj qe jan gabim por ty nuk te lejohet si kryeminister te besh keto postime, nuk jan te nje niveli te kryeministrit. Keto mund te jen postime te simpatizantve partiak por jo per ju.

Rama: Sabedin, per te qeshur eshte tjeter qesharake eshte tjeter dhe se posti i kryeministrit nuk fyhet nga humori po nga tradhetite, pabesite, hajduterite e kryeministrit! Keshtu qe me mire nje kryeminister qe ben edhe humor se sa nje kryeminister serioz qe vret, vjedh, sakaton vendin e vet apo jo?

Komentuesi: Zgjedhje pa nje kundershtare jane vec fasad e jane te fituara dhe mospatja e nje opozite ne parlamentin e ri do shifet si nje diktature erdoganiste nuk mund te behet vendi jon si turqia nese duam europen te futemi partite e liderat e tyre duhet te gjejn gjuhen e dialogut e mos te meren me postime qesharake se kjo nuk i sherben vendit ne france triunfoj demokracia se populli beri zgjedhjen e tije po ne si vend shqipetare kur do triunfoj demokracia se me sa shoh keta lidera qe kemi vec ju mashtrojne e mendojne se jane te perhershem ne ato poste po do vije nje dite qe ky populle do i rezoj forte do duken kaq qesharak pastaj per popullin se nese nuk i sherben kombit tend por vec e perdore per interesat e tua si lider per te mare pushtetin se ke te gjate fundi do vije nje dite ashtu si iku Saliu, Nano edhe ju Z Edi do merni fund vendi jone ska nevoj per diktatore e mbreter i kemi pas e asgje te mire nuk na ben vec shkatrim qe keshtu ndrysho modelin e politikeberjes e mos mashtro me shqipetaret si saliu per fushat se nuk te shkon me.

Rama: Arsi qesharak dukesh ti ne fakt, qe nuk ben dot dallimin mes pengimit te nje partie per te hyre ne zgjedhje, dhe vendimit te nje partie per te mos hyre ne zgjedhje! Dhe mos ki merak se nuk behet diktature Shqiperia pse vret veten PD-ja me doren e Saliut, po shih te lexosh e te mesosh sa me shume qe te kuptosh me shume e te flasesh me pak gjera pa kuptim, edhe pse e kuptoj qe ke deshiren e mire per vendin tend? (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: edi raamaironiakryeministrirama
Pas

SHTYPI I DITËS. 11/05/2017

Para

Atentat pas atentati, kush është sarandjoti që mbrëmë i shpëtoi të 8-tit

Para
Atentat pas atentati, kush është sarandjoti që mbrëmë i shpëtoi të 8-tit

Atentat pas atentati, kush është sarandjoti që mbrëmë i shpëtoi të 8-tit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

Aksident në Theth, plagoset një 63-vjeçar pas rrëzimit me motomjet

Rama ultimatum bizneseve në Lungomare: 48 orë për të liruar hapësirat publike

Zjarret vdekjeprurëse në Turqi: Humb jetën zjarrfikësi Ragip Sahin, dëme të mëdha materiale

Ndoti ujërat e kanalit kullues të fshatit Allprenaj, procedohet penalisht pronari i fabrikës së përpunimit të peshkut.

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, arrestohet një drejtues automjeti, disa procedime të tjera në vijim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.