Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u dënua me tre vjet burg për korrupsion të një gjyqtari dhe ndikim të padrejtë në një kontratë tregtie.
Dy vite do ti konvertohen në liri me kusht, ndërsa një vit duhet të jetë në arrest shtëpie dhe do të mbajë një byzylyk elektronik.
Gjykata e Kasacionit rrëzoi ankesën e avokatëve të ish-numrit një të Elysee. Dënimi i 69-vjeçarit, është një dënim i paprecedentë për një ish-kryetar shteti francez.
Megjithatë mosha e shpëton atë që ta mbajë byzylykun elektronik për një vit. Sipas ligjit francez personat mbi 70-vjeç nuk është e nevojshme ta mbajnë atë dhe Sarkozy e ka ditëlindjen e 70-të pas një muaji.
Ish-presidenti u shpall fajtor se kishte lidhur një “pakt korrupsioni” me Gilbert Azibert, magjistrat i lartë në Gjykatën e Kasacionit, në vitin 2014, së bashku me avokatin e tij, në mënyrë që ai mund t’i komunikonte atij informacion dhe të përpiqej të ndikonte te gjyqtarët e apelit.
Sarkozy i ka mohuar gjithmonë shkeljet, duke këmbëngulur se gjyqtari nuk është paguar kurrë dhe nuk është faktuar asnjëherë se ai ka marrë para, apo favore nga ish-presidenti.