Vota e Shqipërisë pro rezolutës së OKB-së kundër vendimit të Trump që shpalli Jeruzalemin kryeqytet të izraelit ka qenë çështja e ditës për sot. Partia Demokratike akuzon maxhorancën se vota kundër SHBA-së është një votë kundër shqiptarëve.
Në të njëjtën linjë kanë qenë dhe deklarata e Lëvizjes Socialiste për Integrim ku Klajda Gjosha u shpreh se një vendim kaq i rëndësishëm duhet të ishte votë e unifikuar dhe të përfaqësonte popullin shqiptar.
Por për ish kreun e aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu gjithë kjo zhurmë nuk ka është aq me rëndësi sa çështë heshtja për varrezat greke.
“S’arrij të kuptoj as dashurinë e socialistve për Palestinën, as të demokratve për Izraelin. Po pse heshtni për varrezat greke?”, shkruan Spahiu. (M.Q/Faxweb)