Ambientalisti Sazan Guri ka festuar 64 vjetorin në spital pasi iu desh të bënte një ndërhyrje në zemër. Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, Guri njoftoi se operacioni kaloi me sukses dhe se ndihet shumë i gëzuar që infermieret ishin aty për ta uruar.
‘Jo fort e këndshme, por e rrallë, ku dy infermierët e natës mezi pritën sekondat e para të ditëlindjes për të më uruar 64 vjetorin, dhe unë siç ndava hidhërimin me ju miq të vërtetë të FB po ndaj edhe gëzimin e ditëlindjes dhe atë të daljes mirë nga ndërhyrja në zemër’- shkroi Guri.
”Te dashur ju miq te vertete, do doja te ndaja nje shqetesim, se thone qe pergjysmohet. Me shtrengonte zemra keto dite, dhe dje nga analizat ne gjyqin Laknas, prap analizat, tani dergjem si pacient ne spitalin 1, ne pritje per nderhyrje neser.
Thone stenoze, unaze, zemren e ke puntore, por nje vene nuk e ushqen mire. Kush di, se cfare eshte me mire venie unaza apo kurim me vajlini, omega 3, cajra te forte bimore per tretje yndyrnash, etj., etj”, tregonte më herët Sazan Guri.