Shoqëria civile mbështetur dhe nga anëtarësia e Partisë Demokratike kanë protestuar ditën e sotme për të kundërshtuar vijmësinë e punimeve në projektin “Veliera”. Kjo ka qenë një protestë e paralajmëruar dhe më herët.
“Gjyqtarët e Velierës në Vetting popullor”, “Veliera në Vetting gjyqësor”, “Veliera, aty ku nenin gjyqësor e bënë nen shkatërrues”, lexohet në pankartat që protestuesit mbajnë në duar.
Sazan Guri ka qënë në mbështetje jo vetë të shoqërisë civile por dhe në mbrojtje të objekteve, të cilat duken se po preken nga punimet e projektit. Ai është shprehur i gatshëshëm për t’ju drejtuar gjykatës në pritje të një vendimi të dytë.
“Protesta është faktor natyror por sot do i drejtohemi gjykatës për faktin e ndryshimeve të afateve për të marr një masë sigurie të dytë sepse punimet po prekin objektet. Kanë dal prova të reja.“- është shprehur Guri.
Ata kërkojnë pezullimin e projektit dhe bllokimin e punimeve në zonën “A” dhe “B”, të konsideruara zona arkeologjike. Shoqëria Civile e ndoqi në disa shkallë gjyqësore kërkesë-padinë për anulimin e projektit por në fund Gjykata Administrative e rrëzoi kërkesën e tyre dhe i hapi rrugë rifillimit të punimeve.
Përpost angazhimit të ambientalistit Sazan Guri kauza e shoqërisë civile tashmë po humbet sepse iniciatorët e kësaj nisme mbajnë qëndrime kondradiktore për rrjedhën e procedurave.
Discussion about this post