Para pak ditësh Lionel Scaloni u shpreh se do të rishikojë pozicionin e tij si trajner i kombëtares argjentinase të futbollit. Me gjasë ai mund të mbyllë aventurën e tij në krye të “Albiceleste” pas përfundimit të Copa America verën e ardhshme.
Menjëherë ka ardhur interesimi i parë për të dhe është nga klubi i Real Madrid. Raportohet se “Los Blancos” qëndrojnë në ‘pritë’ për të përfituar shërbimet e trajnerit që udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të Kampionatit Botëror në Katar.
Tekniku aktual Carlo Ancelotti është në mbyllje të kontratës me Real dhe në fund të sezonit do të largohet, me gjasë drejt kombëtares së Brazilit. Zëvëndësimi me Scalonin do të ishte ndoshta opsioni më i mirë për Florentino Perez, pasi argjentinasi e njeh mjaft mirë kampionatin spanjoll, pasi ka luajtur me Espanyol.
Nga ana tjetër ai është mjaft i ri dhe karriera në pankinë për të me një klub europian ende nuk ka nisur. Megjithatë mbetet për t’u parë përfundimi i sezonit dhe Copa America-s, për të marrë vesh destinacionin e ardhshëm të 45-vjeçarit.