18:13 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Scholz i shqetësuar për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë

16:42 | 23/06/2024
në Bota, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Scholz i shqetësuar për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën se është i “shqetësuar” për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron është mbrapa në listë, sipas sondazheve, kur kanë mbetur më pak se dy javë para rundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme, të shpallura si përgjigje ndaj epërsisë së të djathtës ekstreme ndaj partisë së tij, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

“Shqetësohem për zgjedhjet në Francë”, ka thënë Scholz përgjatë një interviste për transmetuesin publik ARD.

“Shpresoj që partitë që nuk janë [Marine] Le Pen, le të themi kështu, janë të suksesshme në zgjedhje. Mirëpo, i takon popullit francez të marrë vendimin”, ka thënë ai.

Sondazhet tregojnë që aleanca në pushtet e Macronit do të dalë e treta në zgjedhjet parlamentare të 30 qershorit – ndërsa e dyta në rundin e dytë më 7 korrik – mbrapa Marshit kombëtar të Le Penit dhe aleanca së re të krahut të majtë.

Kjo nënkupton se lideri i Marshit Kombëtar, Jordan Bardella mund të bëhet kryeministri i ri i Francës, ndonëse vetëm 28-vjeçar.

Ai ka thënë se do të marrë këtë pozitë vetëm nëse partia dhe aleatët e tij do të fitojnë shumicën absolute të ulëseve në Parlament.

Partia e të djathtës ekstreme në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AFD) është rritur, po ashtu, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ndërsa koalicioni i Scholzit ka shënuar rënie popullariteti.REL

Pas

Netanyahu pretendon sërish se SHBA-ja po vonon dërgesat e armëve

Para

Anulohen fluturimet në aeroportin e Mançesterit pas problemeve me energjine

Para
Anulohen fluturimet në aeroportin e Mançesterit pas problemeve me energjine

Anulohen fluturimet në aeroportin e Mançesterit pas problemeve me energjine

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tropojë/Vijon numërimi në KZAZ nr. 35, Bajram Curri

Votat preferenciale në Tiranë/ Kryesojnë Gonxhja, Xhafaj, Rakipi dhe Alimehmeti! Tabaku në garë me Lorenca Hoxhën. Mbetet jashtë Kuvendit Majko, Meta e Qori

“Edi Rama fitore historike!” Mediat greke shkruajnë për zgjedhjet e 11 majit: PS drejt mandatit të katërt!

KAS i hapi rrugë numërimit të votave të Greqisë, PD: Të veçohen dhe të numërohen pas verifikimeve

Finalizohet në Shqipëri operacioni ndërkombëtar “Platforma” kundër mashtrimeve online, sekuestrohen 40 mijë euro dhe pajisje teknologjike

Zgjedhjet e 11 majit, reagon për herë të parë Bashkimi Europian

PS drejt 200 mijë votave në Qarkun e Tiranës, PD-së i rrezikohet mandati i 14-të.

Në Poloni nisin procedurat për t’i ndaluar hyrjen Millorad Dodikut

SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë, nënshkruajnë marrëveshjen prej 142 miliardë dollarësh për armët

Gjermania arreston të vetëshpallurin ‘mbret’, ndalon grupin e tij ekstremist

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.