20:43 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Scholz vizitë në Kiev, rikonfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës: Prej 1 mijë ditësh po mbrojnë veten

10:23 | 02/12/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Scholz vizitë në Kiev, rikonfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës: Prej 1 mijë ditësh po mbrojnë veten

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka bërë një vizitë të papritur të hënën në Ukrainë, për të rikonfirmuar mbështetjen e Berlinit ndaj Kievit, teksa lufton pushtimin rus. Ai është zotuar për t’i ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë në vlerë të 650 milionë eurove, dhe ka thënë se armët do të arrijnë në Kiev deri në fund të vitit.

“Kam udhëtuar me tren drejt Kievit përgjatë natës, drejt një vendi që po mbron veten kundër agresionit rus për më shumë se 1.000 ditë”, ka thënë Scholz përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter. Ai ka thënë përmes një deklarate se “Ukraina e ka mbrojtur veten në mënyrë heroike kundrejt luftës agresive të Rusisë”.

 

 

“Përmes rikthimit tim këtu në Kiev, dua të shpreh solidaritetin tim me Ukrainën”, ka thënë Scholz, i cili përballet me zgjedhje të reja në shkurt. “Dua ta bëj të qartë prej këtu që Gjermania do të mbetet mbështetësja më e madhe evropiane e Ukrainës”. Ai ka thënë se “Ukraina mund të mbështetet te Gjermania”.

Kjo vizitë është realizuar vetëm disa javë pasi Scholz është kritikuar ashpër nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky për një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Kjo thirrje telefonike është zhvilluar në kohën e spekulimeve se çfarë do të thotë për Ukrainën udhëheqësia e re amerikane që nis punën në janar. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Etiketa: Olaf Scholz
Pas

Lejuan ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur të Patokut, prokuroria e Lezhës çon në gjykatë dosjen për ish drejtorin e IMT-së Kurbin, ish kryeinspektorin e IKMT-së e 6 të tjerë

Para

Me flamurin kuqezi krahëve, 17-vjeçari heq tabelën e konsullatës serbe në Kumanovë, policia e arreston

Para
Me flamurin kuqezi krahëve, 17-vjeçari heq tabelën e konsullatës serbe në Kumanovë, policia e arreston

Me flamurin kuqezi krahëve, 17-vjeçari heq tabelën e konsullatës serbe në Kumanovë, policia e arreston

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.