Pas dorëzimit të mandatit të deputetit të qarkut të Beratit Eduard Halimi, kmandati i deputetit i takonte kandidates Juvina Qrevani.
Por kjo e fundit nuk ka ka pranuar të marrë mandatin e deputetes duke thënë se do të vazhdojë rehabilitimin e plotë të djalit të saj pasi është i sëmurë.
“Sot, nuk pranova te jem pasuese e listet se PD per deputete ne Qarkun Berat, per te vazhduar rehabilitimin e plote te djalit tim! Krenare per Partine Demokratike dhe Kryetarin z. Basha ! Respekte dhe mirenjohje per cdo demokrat , jane me te miret!”, ka thënë ajo.
Psikologia Juvina Qevani është e renditur e 6-ta në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Beratit.
(B.H/Faxweb)