01:01 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“S’do iu themi njerëzve vdisni, se kemi rindërtimin”, Rama mbron me forcë koncensionet: Ku do ndërtohen 500 banesat nga qeveria turke

07:47 | 05/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“S’do iu themi njerëzve vdisni, se kemi rindërtimin”, Rama mbron me forcë koncensionet: Ku do ndërtohen 500 banesat nga qeveria turke

I sapokthyer nga Italia, ku bëri një ndalesë në Porta a Porta, të Bruno Vespës, kreu i qeverisë Edi Rama, mblodhi mëngjesin e sotëm qeverinë, ku rimbrojti me forcë koncensionet dhe PPP-të.

Rama tha se qeveria e tij do të vazhdojë punën për rindërtimin, njësoj si të mos kishte asnjë ndihmë nga jashtë, po këmbënguli se koncensionet nuk do të preken.

Sipas Ramës paratë do të gjenden nga shkurtimet në buxhet i shpenzimeve për zyrat dhe makinat, pavarësisht se specialistët thonë se kostot e rindërtimit mund të kapin shifrën e 1 miliardë eurove.

“Ne vazhdojmë punën njësoj sikur mos të kishim ndihma nga askush, do të ketë një program të veçantë në Buxhetin e Shtetit. Ne do ta bëjmë rindërtimin, por nuk do të cënojmë parametrat e tjerë të buxhetit, që do të thotë se nuk do të prekim palcën e shtyllës kurrizore të buxhetit, siç mund të propagandpohet vërdallë si zgjidhje magjike, na thonë hiqini këtu, verini këtu.

Nuk mund tiu themi njerëzve që ju nuk do bëni më kontrolle bazë, nuk mund tiu themi të sëmurëve me dializë që të vdesin se ne do të merremi me rindërtimin, ne nuk do iu themi nënave në maternitet, që të marrin thika dhe gërshërë me vete, se ne nuk kemi mundësi për sterilizim. 

Nuk do të ndalojmë punën në rrugën e Arbërit se kemi rindërtimin, që do të thotë , se kemi hequr nga buxheti të gjithë volumin e investimeve për logjistikë, zyra paisje, pa prekur investimet për teknologjinë, se kjo do të ishte një budallëk më vete pastaj”, tha Rama.

Ndërkohë që Rama foli dhe për lagjet e reja që do të ndërtohen në Durrës, në Tiranë dhe në Laç, ku do të akomodohen njerëzit e pastrehë.

“Ka shtresa që mund të kërkojnë të përfitojnë, që janë personat që shtëpia është e jetueshme, dhe personat që kanë qenë me qera më parë, nuk mund të përfitojnë shtëpi,. Nuk mund të përfitojnë kunetërit, vjehrrat e administratorëve të njësive lokale.

Ndërtimet e reja kanë filluar që të planifikohen, në Durrës do të bëhet një lagje komplet e re, duhet të jemi të kujdesshëm në pikat ku janë krijuar hapësira nga shembjet, duhet të shihen si mundësi për kulturë, parqe kujtese.

Në Tiranë tanimë jemi të qartë se duhet një ndërhyrje e fuqishme në kombinat, ndërtimi i një blloku të ri banesash për të akomoduar të gjithë ata njerëz që do të humbasin banesat, një tjetër pikë do të jetë 5 Maji, pranë lumit. Lagjja e tretë do të ndërtohet në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve, në Shkozë. 

E njëjta gjë duhet të ndodh dhe në Laç, shembini ato pallate, ndihmojini njerëzit që të nxjerrin gjërat që munden nga banesat e tyre. Mund të nisë puna aty  nga qeveria turke, për ndërtimin e 500 banesave, pikërisht në Laç, pasi kemi një strukturë më kompakte”, u shpreh Rama.

Rama tha se Laçi do të jetë zona e parë ku do të nisë rindëetimi, ndërsa në Tiranë dhe në Durrës, kantierët e rindërtimit do të happen në pranverën e ardhshme.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ramarama mbledhje qeverie
Pas

Përgjigjet e çuditshme shkencore: Pse nuk i kemi takuar ende alienët

Para

Arditi sfidohet në “Kënga Magjike”: Mbaroi epoka Gjebrea, do të të zëvendësoj unë

Para
Arditi sfidohet në “Kënga Magjike”: Mbaroi epoka Gjebrea, do të të zëvendësoj unë

Arditi sfidohet në “Kënga Magjike”: Mbaroi epoka Gjebrea, do të të zëvendësoj unë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.