Finales së sotme të Europa League do t’i mungojë një nga yjet më të mëdhenjt të futbollit. Zlatan Ibrahimoviç nuk do të jetë në fushën e lojës për shkak të një dëmtimi në gjuhë, që për pak sa nuk i dha fund karrierës së futbollistit.
Mourinho nuk ka mundur të llogaritë në shërbimet e mbrojtësit Eric Bailly i cili në gjsmëfinale kundër Celta Vigos ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutën e fundit të takimit dhe të sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic i cili do t’i mungojë ‘djajëve të kuq’ deri në fillim të vitit 2018.
Megjithatë futbollisti i Manchester United ka marrë vëmendjen e të pranishmëve dhe medias për shkak të mënyrës si është futur në stadium. (B.H/Shuplaka)