AKU ka bllokuar 257 kg mish e sallam, në Katund të Ri të Durrësit. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se subjekti në pronësi të Ramiz Shalës kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambient të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit. Ambienti ishte tejet i amortizuar, i vogël në hapësirë dhe nuk plotësonte asnjë normë të kritereve higjeno-sanitare apo teknike-teknologjike për procesin e therjes së kafshëve të gjalla.
Sipas AKU-së, mbetjet teknologjike të procesit të therjes së kafshëve të gjalla (ujërat, gjaku etj…), përfundonin në kanal duke mos u grumbulluar dhe u trajtuar në ndonjë ambient të posacëm, duke kontaminuar kështu mjedisin përreth.
Në të njëjtat mjedise të papërshtatshme ku kryhej therja e kafsheve të gjalla, subjekti përgatiste në mënyrë të paligjshme edhe produkti ushqimor “Sallam” per te cilin subjekti nuk kishte asnje dokumentacion ne formen e kartes teknologjike apo etikete, mbi përbërësit dhe proçesin e pergatitjes së tij.
Në subjekt u evidentuan 257 kg produkte ushqimore (mish dhe nenprodukte te tij) të pacertifkuara e të pavulosura nga veterineri zyrtar dhe pa dokumentacionin përkatës (specifikisht 219 kg mish gjedhi, 14 kg mish deleje dhe 24 kg sallam).
Per shkeljet e evidentuara, AKU vendosi masat administrative:
- Gjobë në vlerën 100 000 lekë për therje të kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme,
- Gjobë në vlerën 150 000 lekë për mungesën e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore,
- Konfiskimi te produktet ushqimore (të cilat do t’i nënshtrohen procesit të asgjesimit) dhe mjetet e punës (çengela, thika etj..) me te cilat eshte kryer aktiviteti i paligjshem.
- Bllokim i ambientit te improvizuar dhe te perdorur për kryerjen e procesit te paligjshëm te therjes se kafshëve të gjalla.
Discussion about this post