16:59 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”S’dua që kur të çoj fëmijën në shkollë të më shohin si gjysh”, Gjergj Leka tregon historinë e trishtë me të dashurën shumë vite më të re

19:45 | 24/11/2017
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
”S’dua që kur të çoj fëmijën në shkollë të më shohin si gjysh”, Gjergj Leka tregon historinë e trishtë me të dashurën shumë vite më të re

Ditën që prezantoi “Ndryshojmë” në Këngën Magjike, kantautori i njohur shqiptar Gjergj Leka festoi 55-vjetorin e lindjes.

Në këtë moment të jetës po bën atë që do të bëjë, që ka qejf ta bëjë. Është zhvendosur në periferi në Tiranës, bën një jetë të shëndetshme jashtë zhurmës së kryeqytetit dhe, mbi të gjitha, prej disa vitesh po jeton një dashuri të lumtur. Erisela, partnerja e tij, ndonëse shumë vite më e re nga Gjergji, ia ka gjetur telat. Madje, kantautori rrëfeu nga “Rudina” pasditen e sotme se partnerja e tij është edhe kritikja e tij më e madhe.

Në këngën e tij të fundit, Gjergji, madje shkroi edhe një varg – “kam në krah një engjëll”, që ia dedikoi pikërisht njeriut që i ka rrëmbyer zemrën: “E kam thënë edhe në këngë, ‘unë kam një engjëll’. Ajo ishte e vetmja që më gjeti telat”, – tregon Gjergji.

Pyetjes si e priti partnerja këngën e re të tij, Gjergji tregoi: “Unë ia tregova këngën Eriselës në fund fare. Kur e vura në kompjuter, ajo filloi të qajë dhe më tha ‘je një burrë i mirë’.

Por si është një marrëdhënie e re në moshën 55-vjeçare? Gjergji pranon se bën një jetë shumë më të mirë se ai grup që komenton në rrjetet sociale. Edhe pse një pjesë e mirë e tyre mendojnë ‘doli ky plaku’, atij aq i bën: “Ndihem shumë më mirë se ata që komentojnë. Kur shoh një pjesë prej tyre, më vjen për të qeshur. Edhe pse 24 orë nuk më dalin”, – thotë ai, shkruan ‘’Revista Class”.

Për këtë arsye, as nuk e tremb ideja e plakjes: “Absolutisht nuk më tremb. Nuk dua të jetoj keq, dua të jetoj mirë. Kam më shumë se 10 vjet përpara, që nga mosha 45 e këtej që çdo ditë ngrihem dhe falënderoj Zotin.”

Por a do ta plotësonte edhe më shumë lumturinë një fëmijë në këtë raport? Kësaj pyetjeje, Gjergji i përgjigjet me një ‘jo’ të sinqertë, pavarësisht dëshirës: “Unë mendoj që fëmija duhet rritur me baba. Unë kam vajzën 31 vjeç, por kam edhe parimet e mia në jetë. Nuk dua që kur ta çoj fëmijën në shkollë të thonë erdhi me gjyshin. Kam shumë qejf, por jam pak vonë”, – thotë Gjergji.

Po partnerja, çfarë mendon ajo për këtë vendim që ka marrë Gjergji? A është ajo dakord me të? “Erisela nuk ka si të jetë dakord, por duke qenë se më do shumë, e ka pranuar.

Erisela, madje, i bëri edhe një surprizë në program. Shokun, mikun, bashkëshortin, të zgjedhurin e jetës, ajo e sheh me adhurim. Ashtu si çdo projekt të tijin të ri dhe çdo plan për të ardhmen. Jo më kot Gjergji e ndien veten me fat, me shumë fat madje.

 

Etiketa: gjergj lekahistorialeka
Pas

Këta janë ministra apo aktorë të Edi Ramës?!

Para

Panucci rrëfen ëndrrën: Europiani 2020 sfida ime, pse u eleminua Italia nga Botërori

Para
Panucci rrëfen ëndrrën: Europiani 2020 sfida ime, pse u eleminua Italia nga Botërori

Panucci rrëfen ëndrrën: Europiani 2020 sfida ime, pse u eleminua Italia nga Botërori

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vjen zyrtarizimi i shumëpritur, fituesi i Tripletës prezantohet si trajneri i ri i Interit

Malajzi, 15 të vdekur dhe 30 të plagosur gjatë përplasjes së një autobusi me studentë

“E vështirë me Letoninë, por duam 3 pikë”, Asllani: Kanë trajner italian, do të mbrohen mirë

“Manaj është titullar i Kombëtares, penalltitë i vendos unë”/ Sylvinho para duelit me Letoninë: Ndeshje e rëndësishme, presioni është rritur

Flamuri i UÇK-së u ndalua në stadium në ndeshjen me Serbinë, reagojnë ashpër Tifozat Kuq e Zi: Shqipëria është e përjetshme, ju jeni…

Jennifer Lopez shkëlqen në Festivalin Botëror të Muzikës Pride, kostumi vezullues që vodhi shfaqjen

Silvinho para sfidës me Letoninë: “Kemi avantazh, kemi zgjedhje. Nesër vendosim për formacionin”

Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

“Ndaj Serbisë na ka munguar goli”, Kristjan Asllani: Mendjen te Letonia, kemi ndeshje të vështirë

Kombëtarja Kuqezi në konferencë për mediat/ Fitorja si objektiv i vetëm, trajneri brazilian thotë fjalën e tij para ndeshjes me Letoninë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.