Në Kuvend kanë mbërritur deputetët e parë. Dhe dy prej tyre kanë qenë dhe Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe ish-kryetari i kësaj force politike, Sali Berisha.
Të dy së bashku ata i janë drejtuar së bashku Parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet sot seanca e parë plenare për këtë legjislaturë.
Në hyrje të Parlamentit, ish-kryeministri ka komentuar praninë e kreut të PD-së, në këtë legjislaturë, si deputet.
“Është zhvillim shumë pozitiv që kryetari i PD-së është deputet. Ka qenë një akident egjislatura e kaluar, kur Basha nuk ishte në parlament”, u shpreh Berisha.
Pas 4 vitesh mungesë, kreu i PD-së i rikthehet Parlamentit të Shqipërisë. Ndërkaq në ambjentet e brendshme seanca ka nisur me himnin e flamurit, ndërsa seancën e drejton deputeti socialist Besnik Bare.
(E.K/SHUPLAKA)