Është miratuar sot në Komisionin e Ligjeve ndryshimi nen për nen në Kodin Zgjedhor, sipas marrëveshjes së arritur në 5 Qershor mes PD-PS-LSI. Një nga çështjet që është diskutuar në komision qenë dhe përfaqësimi gjinor në komisone zgjedhore.
Anëtarët kanë dalë nga rendi i diskutimit dhe ka qenë drejtuesi i mbledhjes, Ulsi Manja, që ka ndërhyrë, duke thënë se ndërhyrjet do të jenë të karakterit legjislativ, ku thekson se çështjet e barazisë gjinore janë çështje të tejkaluara.
Nuk kanë munguar as batutat mes anëtarëve, ku Vasilika Hysi ka theksuar se gratë janë ato që e kanë kaluar më shumë Vetingun, dhe do të jetë e vështirë që të gjendjen burra për të plotësuar komisionet. Opozita parlamentare ka votuar kundër këtyre ndryshimeve.
Pjesë nga debati në mbledhje:
Gjiknuri: Le të rrimë te administarata zgjedhore dhe subjekti, mbase këtë term (gjykate) duhet ta heqim fare. Respektim të parimit për administratën zgjedhore në të gjitha komisionit. Për mendimin tim nuk duhet ta përfshijmë këtë për momentin, se është vështirë të gjejmë gra.
Gumi: Zbatimi i detyrimit të përfaqësimit gjinor sipas dispozitave konkrete.
Hysi: Studimi i Gjiknurit nuk qëndron. Ne nje studim rezulton se kanë kaluar më shumë vetingun grate se sa burrat. Përqindja është me e lartë të gratë. Se dimë a do gjejmë burra… (Manja e nderpret)
Manja: Zonja Hysi jemi në një cështje të teknikës legjislative…
Hysi: Jo jo ne jemi anëtarë dhe duhet të flasim… Në këtë ligj thuhet se në të gjitha organet vendore dhe të pavarura duhet të ketë minimunmi 30% të një gjinie. Uroj që edhe në Kolegjin Zgjedhor të kemi 30% të secilës gjini.
Manja: Secili ka të drejtën të diskutojë pafund por çështjet e barazisë gjinore janë çështje të tejkaluara. Dakordësuam që në fillim të mbledhjes që ndërhyrjet do të jetë të karakterit legjislativ. Në pikën 2 të nenit do të duhet të qëndrojë fjala Gjykatë. ( nderhyn alimadhi por nuk lejohet te flase nga Manja) Kush është dakord për nenin 3… Miratohet neni 3 kalojmë te 4. (nuk lejon asnjë të ndërhyë)