08:27 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Se dua votën tuaj”, Pinderi-Dodës: Amatore s’ke kauzë tjetër veç urrejtjes, do përfundosh në kazanin e harresës (E PLOTË)

10:58 | 14/06/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Se dua votën tuaj”, Pinderi-Dodës: Amatore s’ke kauzë tjetër veç urrejtjes, do përfundosh në kazanin e harresës (E PLOTË)

Prej ditës së djeshme një debat është ringjallur mes përfaqësuesve të komunitetit LGBT dhe disa politikanëve në vendin tonë.

Ky komunitet bëri kërkesë që të mos votohet për katër përfaqësues të partive që janë:

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ish-ministër i shëndetësisë, e konsideron ende homoseksualitetin si një sëmundje dhe deviancë, duke thënë se Parlamenti shqiptar “Nuk është imun nga të tilla devianca”.

Eduart Ndocaj, deputet dhe kryetar i PBDKSH.  Gjatë një intervistë në emisionin “Të paekspozuarit”, ai shpreh me krenari qëndrimin e tij si demokristian kundër komunitetit LGBTI duke vazhduar më tej me një fyerje të qartë, ku krahason LGBTI me një targë makine.

Mesila Doda, deputete e PDIU, është shprehur gjatë një debati në emisionin “Opinion” të datës 18 maj 2017, se një ndër kauzat kryesore që partia e saj ka mbajtur në këtë 4 vjeçar ishte mos lejimi i martesave brenda të njëjtës gjini.

Tritan Shehu, Drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, mendon se hapja e rrugës për bashkëjetesat mes personave të së njëjtës gjini do të shkatërrojë të ardhmen e fëmijëve, familjen dhe traditën e saj dhe të njerëzimit.

Ndërkaq pas këtij lajmi reagoi deputetja e PDIU-së Mesila Doda e cila u shpreh se nuk i do fare votat e këtij komuniteti.

“Të dashur miq, sot komuniteti LGBTI më shpalli zyrtarisht armike dhe se nuk do kisha asnjë votë, i falenderoj për sinqeritetin dhe u them nuk e dua votën tuaj, por kërkoj votën e kujtdo që mendon se familja tradiconale është e para”, tha dje Mesila Doda.

Nga ana tjetër edhe Kristi Pinderi një nga përfaqësuesit e LGBT-ve nuk e la me kaq. Ai u shpreh se një Doda është një politikane që nuk ka kauzë dhe mezor pret rastin që të dalë në media.

“Mesila paska thene se nuk e do voten e LGBT. Dmth eshte nje njeri qe nuk i do qytetaret. Kush nuk i do qytetaret nuk meriton voten e askujt. Me mire keshtu;) u sqaruam perfundimisht.

P.S. Vec kesaj eshte aq amatore sa mezi pret qe ne ta permendim qe ajo te replikoje sepse nuk ka asnje kauze. Dmth nuk i do njerezit e nuk ka asnje kauze tjeter vec urrejtjes. Ne kazanin e harreses duhet te perfundoje meqe kazani tani eshte koncept politik’’, shkruan Pinderi. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: kristi pinderimesila dodaperplasjareplikat
Pas

Si ra në “kurthin” e policisë Mikel Shallari, vetëm dy javë para arrestimit

Para

Masakrohet me thika 20-vjeçari në Delvinë, e nisin me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë për jetën (EMRI)

Para
Kërcënohet me thikë dhe grabitet 17-vjeçari në Tiranë nga 3 shokët e shkollës

Masakrohet me thika 20-vjeçari në Delvinë, e nisin me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë për jetën (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijon ngërçi institucional në Kosovë, sot tentativa e 27 për konstituimin e Kuvendit

Sot seancë plenare/ Nga bashkëpunimi me BE për doganat te projektligji për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë me Ukrainën, çfarë pritet të diskutohet

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.