Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Kashar. Në një takim paraelektoral ku nuk kanë munguar as batutat pas marrëveshjes.
Ai i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që brenda Majit të zhbllokojë Vettingun në të kundërt marrëveshja prishet.
“Brenda majit duhen zgjedhur në listën e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të vettingut dhe pastrimi i Pallatit të Drejtësisë duhet të fillojë menjëherë” tha Rama.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se në mandatin e dytë do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin, ashtu sikur bëmë për Vettingun.
E ndërsa kërkoi votën për mandatin e dytë, Rama u shpreh se “Ka mbaruar ndeshja e parë, tani është ndeshja kthimit, do ta mbyllim me fitore për të gjithë shqiptarët. Doni të luftojmë për të rritur ekonominë”.
Në një moment të takimi Rama fton dy të rinj pranë tij dhe njërin prej të dyve e akuzon se është pjesë e partisë së kaubojsit, Eduart Ndocaj. Mesa duket kryeministri Rama nuk e ka përballuar dot faktin se Ndocaj e braktisi atë për tiu bashkuar opozitës së Lulzim Bashës.
‘’Ajde ajde këtu, shih ça figure, shih ça personazhi, gati këta të dy për Shqipërinë që duam. Me çin je ti? Lëre më PS-në, me çin je në futboll, ku qenka rëndë qënka me Interin, ky qenka me kaubojsin, me Partinë e kaubojsit’’, shkëmbeu Rama batutat me të rinjtë.
(E.K/SHUPLAKA)