19:05 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’S’e kanë ndritur shumë kryeministrat me moshë të re”, Cakaj sfidon gazetaren: S’dua të nxjerr arsenalin tim…(Video)

08:26 | 18/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’S’e kanë ndritur shumë kryeministrat me moshë të re”, Cakaj sfidon gazetaren: S’dua të nxjerr arsenalin tim…(Video)

Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj i ftuar në “Mbrëmje Ide” ka pasur një përplasje me gazetaren Mirela Milori, teksa kjo e fundit i tha se shpesh e akuzojë si ministër gjaknxehtë edhe për mungesë të maturisë emocionale.

Pjesë nga debati në studio:

Mirela Milori: Unë jam kurioze të di sepse mosha juaj, me njerëz të cilët sa kemi ju moshën mund të kenë vite pune, e ndjeni një lloj hezitimi aty?

Gent Cakaj: Çështja e moshës nuk është as precedent historik në Shqipëri dhe as disavantazh në përgjithësi. Shqipëria ka pasur edhe Kryeministra të moshës time.

Mirela Milori: Më lejoni të flas këtu sepse kam 20 vite në profesion, por nuk e kanë ndritur këta njerëzit më moshës së re që na kanë ardhur si Kryeministra.

Gent Cakaj: Puna e tyre vlerësohet në bazë të performancës së tyre dhe jo në bazë të moshës së tyre. Por Shqipëria ka shumë njerëz në moshë dhe me shumë përvojë, por që kanë shumë pak arsye dhe më pak kontribut. Asgjë nuk është e përcaktuar nga mosha. Ne jemi qenie më komplekse sesa vitet tona.

Mirela Milori: E ndjeni këtë në përballje me diplomatë të caktuar?

Gent Cakaj: Unë ndjej peshën e kompetencës time dhe të angazhimit tim dhe nuk mendoj se sa vjeç jam. Por unë matem me vizionin që kam dhe me punën që bëj.

Mirela Milori: Ata që janë përballë jush mund t’iu akuzojnë edhe për një mungesë të një maturie emocionale.

Gent Cakaj: Në çfarë rasti?

Mirela Milori: Në kuptimin që jeni pak gjaknxehtë. E merrni shumë seriozisht dhe me shumë pasion një debat.

Gent Cakaj: Kush iu tha që jam gjaknxehtë? Të lutem vetëm një sekondë ku po e shikoni gjaknxehtësinë.

Mirela Milori: Ngaqë flisni me shumë pasion dhe tek një diplomat pikërisht kjo maturia emocionale është e para.

Gent Cakaj: Punën që bëj me shumë sinqeritet, shërbej këtu me zemër me shpirt dhe me parimësi. Por të qenurit i angazhuar në debat me pasion nuk është pamaturi emocionale. Të lutem është një dallim shumë i madhe që nuk i tolerohet një gazetareje si ju.

Mirela Milori: Dakord e lëmë, diplomacia dhe maturia emocionale janë paralel me njëra-tjetrën.

Gent Cakaj: Unë iu sfidoj tepër më shumë, por nuk jam i sigurt nëse do të ndiheshit komode nëse unë shfaq gjithë arsenalin tim në tërësi.

Mirela Milori: Jo nuk dua të hyj fare aty, iu lutem e keqkuptuat gjithë kontekstin.

 

Etiketa: cakaj milorigent cakajmirela milori
Pas

Greqia “sfidon” hapur Gjermaninë, kërkon dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore

Para

Kush është gangsteri shqiptar për të cilin u bë film? (FOTO)

Para
Kush është gangsteri shqiptar për të cilin u bë film? (FOTO)

Kush është gangsteri shqiptar për të cilin u bë film? (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Copëtoi djalin e saj me sëpatë në Itali, nëna zbulon shkakun e vrasjes makabër

I dërguari special i SHBA, Witkoff viziton qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gazë

Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, SPAK kërkon pushimin e çështjes për dy të pandehurit

Draft Kodi i ri Penal, reagon Delegacioni i BE në Tiranë: Jemi të shqetësuar, mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes! S’janë në përputhje me standardet Europiane

Pas aksionit të prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth, Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit: Kurora e artë e Shqipërisë

Starmer dhe Zelensky përshëndesin ultimatumin e Trump ndaj Rusisë për paqen

Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje në Nju Jork dhe Nju Xhersi, autoritetet shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Kreu i Republikës Sprska Milorad Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, unë mbetem president

Zhvillohet samiti i bashkëpunimit midis Turqisë, Italisë dhe Libisë, në fokus emigracioni dhe shfrytëzimi i burimeve energjetike në Mesdhe

Rritja e tarifave nga SHBA, pesë produktet që tashmë shiten më shtrenjtë në Kanada

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.