00:26 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

S’e lëshoi Edi Rama, ç’iu tha Xhafaj kolegëve në mbledhjen me dyer të mbyllura

12:54 | 16/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dorëhiqet ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Përmes një fjalimi të gjatë disa minutash Edi Rama mbrojti ministrin e tij të brendshëm Fatmir Xhafaj, nga akuzat e Partisë Demokratike.

Ndërkohë vetë Xhafaj brenda mbledhjes ka falenderuar deputetët e PS-së për mbështetjen e tij.

‘’Ju shpreh falenderimin tim dhe mirënjohjen time për suportin që më keni dhënë”, është shprehur Xhafaj në mbledhjen që vijoi me dyer të mbyllura.

Deklarata e Ramës: Kërkojmë një hetim të menjëhershëm të materialit audio nga ana e opozitës, unë kam kërkuar ekspertizën shkencore të këtij materiali, dhe kam vënë në lëvizje agjensitë përkatëse dhe partnere lidhur me vëllanë e ministrit të brendshëm.

Kam ndjekur me vëmendje dhe reagimet e njerëzve, ‘’mos e lësho dhe Fatmirin siç lëshove Saimirin”, ‘’e lëshove një me inçizime, për të mbrojtur karrigen tënde, mos e lësho dhe tjetrin”, të gjithë sot meritojnë një përgjigje të prerë. Kjo lidhet me bindjen e shumë qytetarëve që drejtësia në këtë vend ka munguar.

Ja si e mendoj unë vetë: Së pari ne nuk jemi ata, as nuk jemi si ata, dhe as nuk duhet kurrsesi që të bëhemi si ata.

Ne nuk jemi të rënë nga qielli dhe nuk jemi ta pagabueshëm, as të pakritikueshëm, dhe as të paprekur. Ne kemi një dallim themelor nga ata, ne socialistët e mandatuar nga populli, marrim përgjegjësi për vendin, dhe mbajmë përgjegjësi për veten. Ne jemi shumë ndryshe, nuk është rastësi po të kthesh kokën pas, sa herë që iu është dhënë mundësia që të ndërtojnë, e kanë shkatërruar.

Kush ka punuar me mua e di që kujtdo që i është dhënë vendi i punës duhet ta mbajë vendin me përgjegjësi dhe dinjitet. Unë do e mbroj këdo që të mbroj punën e bërë, madje bëhem copë për këtë.

Po as unë dhe as PS nuk do të investohet për të mbrojtur këdo prej jush kur është për tu përballur me organet e drejtësisë. Mua më fajësuan dhe kur Saimir Tahiri mbeti në arrest shtëpie, teksa thanë se e shpëtova nga burgu.

Politika nuk është një ushtrim maskarallëku kolektiv, nuk është një biznes fitimprurës i paligjshëm. Brenda të njëjtit lloj mund të ketë dallime mes njerëzve dhe politikanëve. Për mua politika bëhet për njerëzit.

Që të rrimë në temë, të gjithë flasin po jo të gjithë bëjnë të njëjtën gjë, një qeveri nuk matet me një ose disa individë brenda llojit, që mund të gabojmë, po matet me sesi reagojmë ndaj gabimeve apo veprimeve të tyre.

Ne nuk kemi njerëz për të lëshuar në gojën e ujqërve, po nuk kemi njerëz për të mbajtur kur akuzat vijnë nga njerëzit e drejtësisë.

Akuzat ndaj ministrit të brendshëm nuk mund të neglizhohen, në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret, ku dikush do të përgjigjet me burg. Sot ministri i Brendshëm nuk do të përgjigjet, as ligjërisht dhe as moralisht.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

Ushqimet që duhet të konsumoni dhe shmangni gjatë Ramazanit

Para

Erisa Xhixho bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë që ka zgjedhur për vajzën

Para
Erisa Xhixho bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë që ka zgjedhur për vajzën

Erisa Xhixho bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë që ka zgjedhur për vajzën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.