Andi Lila, futbollisti i Kombëtares Shqiptare për të gjithë që e njohin është një njeri me mjaft humor. E ndërkohë edhe një familjarë i devotshëm, dhe baba i një djali të vogël.
Të ftuar në studion e “Rudinës” ai dhe bashkëshortja kanë treguar historinë e tyre të dashurisë. Janë njohur që të vegjël, aq sa Andi thotë se se mban mend jetën e tij pa Ornelën.
Futbollisti kavajas ka qenë në gjimnaz kur është njohur me shoqen e tij të jetës dhe tashmë bëjnë 13 vite së bashku. Për më tepër historinë e njohjes e tregon Ornela.
“Historia jonë ka nisur kur ishim në gjimnaz. Unë isha akoma 15 vjeçe ndërsa Andi 18. Kemi pothuaj 13 vjet bashkë, kemi 3 vjet të martuar dhe prej dy vitesh kemi edhe Ayanin. Kemi qenë në shkollë. Unë nuk e dija që Andi ishte futbollist. Një ditë përpara kishte ndeshje dhe më pyeti të nesërmen ‘nuk ishe në stadium?’ -Unë në stadium, ç’d0 bëj unë në stadium?!, i thashë”, tregon Ornela.
Ndërsa Andi, i cili flet me shumë dashuri për bashkëshorten, thotë se Ornela është pjesë e pandashme e jetës së tij.
“Faktikisht unë veten time s’e mbaj mend kurrë vetëm, sepse ishim shumë të rinj në moshë. Unë në atë kohë luaja me Besën e Kavajës dhe gjthmonë Ornela ma thotë që ‘të kam marrë në kategori të dytë e tani je me Kombëtaren, je rritur në nivel shumë të lartë”, tregon Andi. (E.K/SHUPLAKA)
https://www.youtube.com/watch?v=1JvVN_iDAVU